Më ftohtë në Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
- Mëngjesi i sotëm më ftohtë është në Berovë, -6 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 40 centimetër.
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Mëngjesi i sotëm më ftohtë është në Berovë, -6 gradë, ndërsa më shumë borë ka në Kodrën e Diellit, 40 centimetër.
Siç njofton DPHM-ja, deri në orën 8:30 janë matur -4 gradë në Tetovë, -3 në Shkup-Petrovec dhe Manastir, -2 në Hanet e Mavrovës, Ohër, Prilep, Demir Kapi, Strumicë, Krushevë, Dibër dhe Veles, -1 në Kriva Pallankë, Pretor, Shtip, Kumanovë, Kavadar, 0 në Shkup-Zajçev Rid dhe Vinicë, 2 në Kodrën e Diellit, si dhe 6 gradë në Gjevgjeli.
Lartësia e shtresës së borës është 26 centrimetra në Hanet e Mavrovës dhe 3 në Krushevë.
Mëngjesin e sotëm në disa lugina ka mjegull të dobët. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë nga 8 deri 15 gradë. Në Shkup me diell me vranësira të vogla dhe kryesisht i qetë me temperatura deri 10 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s