Më ftohtë dhe më së shumti shi në Kodër të Diellit
- – Sot në mëngjes është më ftohtë, dy gradë, në Kodër të Diellit, ku gjatë 24 orëve të kaluara janë matur edhe më së shumti reshje, shtatë litra në metër katror.
- Post By Fitore Curri
- 10:01, 16 shtator, 2024
Shkup, 16 shtator 2024 (MIA) – Sot në mëngjes është më ftohtë, dy gradë, në Kodër të Diellit, ku gjatë 24 orëve të kaluara janë matur edhe më së shumti reshje, shtatë litra në metër katror.
Siç informon DPHM, deri në orën 08:30 ishte 5 gradë në Llazaropolë dhe Hanet e Mavrovës, 6 Krushevë, 7 Berovë, 8 Kriva Pallankë, 9 Pretor, Vinicë, Kavadar, Demir Kapi, 10 në Shkup – Petrovec, Shkup Zajçev Rid, Shtip, Tetovë, Kumanovë, Prilep, Ohër, Manastir, Veles dhe Strumicë, si dhe 14 në Gjevgjeli.
Sasia e ujit deri në orën tetë të mëngjesit është 4 litra në metër katror në Berovë, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Pretor, si dhe 3 në Shkup – Petrovec, Hanet e Mavrovës, Llazaropolë, Ohër dhe Veles, si dhe një litër në sasi sipërfaqe në Krushevë, Kumanovë dhe Shtip.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me kushte për shi të lehtë lokal kryesisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 18 deri 26 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të arrijë deri 22 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s