• e hënë, 23 dhjetor 2024

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Në Kodrën e Diellit në orën 07:30 të mëngjesit janë matur -4 gradë Celsius, -2 në Lazaropole, -1  në Hanet e Mavrovës, ndërsa zero gradë në Krushevë dhe Ohër. Tre gradë janë matur në Berovë, katër në Prilep, Pretor dhe Kriva Pallankë, pesë në Manastir, Tetovë  dhe Vinicë, gjashtë ë Shtip, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid dhe Kumanovë, shtatë në Veles, Strumicë dhe Kavadar, tetë në Dojran dhe Demir Kapi dhe 10 në Gjevgjeli. 

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka njoftuar se në Kodrën e Diellit ka rënë nëntë centimetra borë.

Më së shumti shi në 24 orët e fundit  ka rënë në Ohër - 1 litër në metër katror.

DPHM bën të ditur se gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka qenë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erë. Frynte një erë kryesisht veriore, e cila ishte më e fortë përgjatë Vardarit dhe në lindje. Mëngjesin e sotëm era është më e fortë në Shtip dhe arrin shpejtësinë 40 kilometra në orë, era po rritet edhe në luginën e Shkupit.

Paradite do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me periudha me diell, ndërsa nga mesdita vranësitë do të zvogëlohen. Nga mëngjesi dhe gjatë gjithë ditës do të fryjë erë mesatare, sidomos përgjatë Vardarit dhe në viset lindore, erë e fortë veriore.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 7 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme në mëngjes me periudha me diell, ndërsa nga mesdita vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë mesatare deri në të  fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR