Më 5 gusht luhet ndeshja Shkëndija- Karabah
- Kualifikimi në raundin e tretë të Ligës së kampionëve për kampionin nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija nënkupton edhe obligim shtesë. Klubi nga Tetova vendosi që ndeshja e parë që duhet të luhet si nikoqire në Arenën kombëtare në Shkup të luhet më 5 gusht (e martë) me fillim në orën 20.
- Post By Fami Bajrami
- 10:57, 1 gusht, 2025
Tetovë, 1 gusht 2025 (MIA) - Kualifikimi në raundin e tretë të Ligës së kampionëve për kampionin nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija nënkupton edhe obligim shtesë. Klubi nga Tetova vendosi që ndeshja e parë që duhet të luhet si nikoqire në Arenën kombëtare në Shkup të luhet më 5 gusht (e martë) me fillim në orën 20.
Skuadra nga Tetova nuk ndryshon asgjë sa i përket itinerarit të lojërave pasi në të njëjtën kohë (ora 20) luajti dy ndeshjet e mëparshme si nikoqire me TNS nga Uellsi dhe FCSB nga Rumania.
Ndeshja kthyese do të luhet më 12 gusht në Baku në orën 18.
Foto: Fejsbuk KF Shkëndija