• e hënë, 23 dhjetor 2024

LSM pret ulje reale të çmimeve me shportën konsumatore të fundvitit, në të kundërtën paralajmëron kërkesë për dënime rigoroze për të gjithë tregtarët dhe praktikat e padrejta tregtare

LSM pret ulje reale të çmimeve me shportën konsumatore të fundvitit, në të kundërtën paralajmëron kërkesë për dënime rigoroze për të gjithë tregtarët dhe praktikat e padrejta tregtare

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Më 20 dhjetor, pesë ditë pas hyrjes në fuqi të shportës konsumatore të fundvitit, do të dimë nëse tregtarët realisht i kanë zbritur çmimet e prodhimeve, ndërsa më 20 janar do të dimë saktë se sa do të jenë egoistë dhe sa do t'i shtrenjtojnë prodhimet pas përfundimit të masës, deklaroi sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Ai pret që tregtarët t'u dalin në ndihmë qytetarëve, ndërkaq nëse nuk e bëjnë këtë, LSM në fillim të vitit të ardhshëm do të kërkojë masa më rigoroze për të gjithë tregtarët dhe praktikat e këtilla të padrejta tregtare.

Нарушениот животен стандард со постојаниот раст на синдикалната минимална кошничка која од почетокот на годината до денеска се зголеми за повеќе од 4 800 денари, треба да биде, оцени Трендафи

"Si LSM mund të garantojmë se në bazë të shportës minimale sindikale, që me 20 dhjetor do të kuptojmë nëse çmimet janë ulur dhe nëse punëdhënësit, tregtarët, fornizuesit dhe prodhuesit do të kenë përgjegjësi shoqërore dhe do t'u dalin në ndihmë qytetarëve. Këtë do t akuptojmë vetëm pesë ditë pas hyrjes në fuqi të shportës së fundvitit. Mund të garantojmë edhe se më 20 janar do të kuptojmë saktë se sa do të jenë egoistë tregtarët dhe sa do t'i rrisin çmimet e prodhimeve pas përfundimit të këtij aksioni. Nga hera e kaluar e dimë se shporta minimale sindikale ishte korrigjuesi kryesor i çmimeve", tha Trendafillov, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve para mbledhjes së Këshillit ekonomik social (KES).

Sipas tij, tregtarët në shtator i ulën rrogat në tregti për pesë për qind kur kuptuan se do të ketë masë për kufizim të marzheve.

"Shporta sindikale minimale atëherë u rrit për më shumë se 720 denarë, me masat u pakësua për rreth 960 denarë, në mënyrë që më pas sërish të ketë rritje prej 620 denarëve. Flasim për moslojalitet nga ana e tregtarëve ndaj shtetit, qytetarëve, punëtorëve dhe pensionistëve, për njerëz të cilët me siguri vetëm dëshirojnë ta shfrytëzojnë mundësinë për t'u pasuruar në kurrizin tonë. Presi sot, duke pasur parasysh se iu mundësua vetë t'i krijojnë çmimet, do të jenë të denjë së paku ndaj asaj që e thonë. Nëse nuk e bëjnë atë, LSM në fillim të vitit të ardhshëm do të kërkojë masa më rigorore për të gjitha praktikat e padrejta trehgtare dhe tregtarët e padrejtë", përmendi Trendafillov.

Shporta e fundvitit do të zgjasë prej 15 dhejtorit deri më 15 janar, do të përfshijë mbi 600 prodhime dhe me të pritet ulje e çmimeve për 10 dhe më shumë për qind. ab/

fot/videо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR