• e diel, 22 dhjetor 2024

LSDM me thirrje Qeverisë që nëse është e gatshme, të shkojnë në zgjedhje, për Qeverinë zgjedhjet e parakohshme janë shpenzim shtesë

LSDM me thirrje Qeverisë që nëse është e gatshme, të shkojnë në zgjedhje, për Qeverinë zgjedhjet e parakohshme janë shpenzim shtesë

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) – Nga LSDM-ja edhe sot dolën me thirrje për Qeverinë që nëse është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare ta bëjnë atë hap, ndërsa nga Qeveria u përgjigjën se zgjedhjet e parakohshme janë shpenzim shtesë. 

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për media në selinë e partisë përsëriti se janë të gatshëm për zgjedhje. 

“Mickoski gjatë ditëve të kaluara shohim se del me deklarata të ndryshme. Njëherë bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, dje shohim një lloj të përsëritje të asaj deklarate. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, nëse edhe pushteti është i gatshëm për këtë, le ta bëjnë ata këtë hap”, tha Kuzeska. 

Nga Qeveria sot e konfirmuan qëndrimin të cilin dje e tha kryeministri Hristian Mickoski se në momentin e dhënë zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shpenzim për shtetin. 

“Qeveria mbetet në qëndrimin se nuk duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale në tetor të vitit të ardhshëm”, theksoi zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për media. 

Kryeministri Mickoski në një deklaratë për mediat të dhënë dje në Shkup tha se VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje, por se çështja është nëse është e nevojshme të shpenzohen 10 milionë euro shtesë për zgjedhje, para të qytetarëve. Theksoi se në atë periudhë do të ndalojë sistemi, nuk do të ofrohen reforma, që siç theksoi, “edhe një herë LSDM-ja të përballet me edhe një humbje të madhe”. 

“Këtë herë mendoj se do të jetë më e madhe se ajo që kishin gjashtë muaj më parë. Ose të zgjedhim opsionin për të punuar katër vjet dhe për të përveshur mëngët për të mirën e qytetarëve. Unë do të zgjidhja opsionin e dytë. Prandaj thashë mandati i kësaj Qeverie të qytetarëve që ka marrë është katër vjeçar. A jemi gati? Le të shkojmë nesër, ne jemi gati, nuk ka problem. Por ne marrim vendime që janë në interes të qytetarëve, jo në interes të adhuruesve të estradës”, tha Mickoski.

Sipas tij, zgjedhjet lokale që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, janë mundësi që partitë të shohin se çfarë besimi kanë te qytetarët. Partitë opozitare i porositi që të freskohen në program dhe kuadër. 

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare u hap në mbledhjen e parë të kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve kur si përgjigje për liderin e LSDM-së Venko Filipçe, kryeministri Mickoski tha se mund të shkojnë në zgjedhje, por të mos u penduar nga LSDM-ja për këtë. 

“Nëse doni të shkoni në zgjedhje, të kontrollojmë njëri-tjetrin. Së bashku me lokalet (zgjedhjet), mund të shkojmë. Po të duash, e rregullojmë punën tani. Por mos u mbytni në thellësi ku ju çojnë”, tha Mickoski pasi lideri i LSDM-së i bëri thirrje që ta kthejë mandatin nga foltorja e kuvendit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR