• e martë, 26 nëntor 2024

LSDM dhe koalicioni do të votojnë për interpelancën ndaj Gashit

LSDM dhe koalicioni do të votojnë për interpelancën ndaj Gashit

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Deputetët e LSDM-së dhe koalicionit do të votojnë për interpelancën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, tha deputeti Mile Talevski i cili mori fjalën i pari në mbledhjen e sotme parlamentare.

Talevski u bëri thirrje kolegëve të tij nga VMRO-DPMNE që të bëjnë të njëjtën gjë dhe të dëshmojnë se i qëndrojnë fjalës së dhënë para zgjedhjeve, se asnjë politikan nuk do të kursehet nga përgjegjësia nëse punon kundër ligjit.

"Po të donin të ruanin fytyrën, kjo interpelancë do të vjente nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Ku është sot kryeministri Mickoski të thotë sërish se askush nuk është mbi popullin dhe se ligji vlen për të gjithë? A nuk i siguruat qytetarët se asnjë politikan nuk do të kursehet nga përgjegjësia dhe se kushdo që punon kundër ligjit do të mbajë përgjegjësi: Për vetëm dy muaj ka pasur një sërë skandalesh në qeverinë e drejtuar nga Mickoski dhe VMRO-DPMNE, ndërsa përgjegjësi nuk ka për askënd. Funksionarët e VMRO-DPMNE-së u ulën në kolltuqe komod dhe menjëherë ndryshuan qëndrimet, u bënë të paprekshëm. Nuk shohin përgjegjësi në asgjë dhe askënd", theksoi Talevski.

Sipas tij, Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë pasur mundësi të kërkojnë përgjegjësi nga Gashi, por nuk e kanë bërë.

"Mickoski e kthen mosndëshkueshmërinë në derë të madhe, humbi rastin për ta ndërruar Gashin. Vetëm kështu do të dëshmonte se i qëndron fjalës për përgjegjësinë e politikanëve. Ja një shans për deputetët e VMRO-DPMNE-së, le të votojnë sot. Nëse nuk votojnë, as Mickoski dhe as VMRO-DPMNE nuk kanë guxim të përmendin më askënd, ndërsa LSDM nuk do të qëndrojë anësh dhe nuk do t'ju lejojë privatizimin e shtetit", tha Talevski.

Ka replikuar Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

"Dymbëdhjetë herë e keni përmendur Mickoskin. Kjo tregon se sa jeni të fiksuar pas tij dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë interpelancë, por për politikë boshe që dëshironi t'ia shisni opinionit të vendit", ka thënë Miteva.

Seanca filloi me fjalimin e Gashit.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR