• e shtunë, 06 korrik 2024

LPMF: Struga më e suksesshme se Vardari, Shkëndija e mposhti Rabotniçkin

LPMF: Struga më e suksesshme se Vardari, Shkëndija e mposhti Rabotniçkin

Shkup, 29 nëntor 2023 (MIA) - Në Ligën e parë të Maqedonisë në futboll sot pasdite u luajtën ndeshjet nga xhiroja e 16-të. Kampioni Struga TL pa probleme më të mëdha i fitoi pikët si mysafire kundër Vardarit.

Zguro, Tahiri dhe Kompaore shënuan për struganët, Millosaviq shënoi golin e vetëm për Vardarin.

Pas këtij triumfi, Struga TL është vetëm dy pikë më pak se dy ekipet e para të plasuara, por ka edhe një ndeshje më pak.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme të xhiros së 16-të në LPMF:
  Ap Brera – Bregallnica 1:1
Gostivari – Shkupi 0:0
Makedonija GJP – Sileksi 1:0
Shkëndija – Rabotniçki 2:0
Vardari – Struga ТL 1:3
Voska – Tikveshi 0:3.

Tabela: Shkupi 32 pikë, Shkëndija 32, Struga ТL  30, Sileksi 23, Tikveshi 22, АP Brera Strumica 20, Gostivari 20, Rabotniçki 20, Makedonija GJP 18, Voska 16, Bregallnica 16, Vardari 11. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR