Lokalizohet zjarri në Sallën Universale dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij
- Zjarri në Sallën Universale është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij, informon drejtori për Menaxhim Me Kriza Stojançe Angellovi.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:17, 9 prill, 2024

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Zjarri në Sallën Universale është lokalizuar dhe nuk ka rrezik për përhapjen e tij, informon drejtori për Menaxhim Me Kriza Stojançe Angellovi.
Brigada Zjarrfikëse e Shkupit punon për shuarjen e zjarrit.
Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është raportuar për një zjarr në ambient të hapur i cili po përhapet mbi objektin e Sallës Universale në bulevardin "Aradhat Partizane" në Shkup.
Nga Qendra për Menaxuim me Kriza informuan se është djegur njëra nga kupolat e objektit dhe se zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen ta shuajnë zjarrin.
Tani për tani nuk ka informacione se cili është shkaku për zjarrin.
Në Sallën U niversale në vijim ishin punimet për rinovimin e saj.