• e diel, 22 dhjetor 2024

Lloga: VMRO-DPMNE të mos sillet si në fushatë zgjedhore

Lloga: VMRO-DPMNE të mos sillet si në fushatë zgjedhore

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Dënojmë ashpër gjuhën denigruese të partisë politike që pretendon të qeverisë këtë shtet. Sulmi ndaj institucioneve të pavarura është gjuhë e papranueshme për një shtet anëtar të NATO-s, dhe një shtet para anëtarësimit në Bashkimin Europian, reagon ministri i Drejtësisë Kenar Lloga në kumtesën e VMRO-DPMNE-së për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Lloga thekson se si ministër dhe Ministri e Drejtësisë kemi pasur periudhë të përplasjeve me kryetaren dhe Gjykatën Kushtetuese, por në asnjë moment kjo nuk mund të devalvojë në gjuhë urrejtjeje dhe kualifikime personale që më vonë shfaqen në rrugë edhe si kërcënime ndaj bartësve të funksioneve publike.

"Ka ende vendime të Gjykatës Kushtetuese për të cilat nuk ndajmë vlerësime të njëjta, por në asnjë moment nuk mund të shërbejë si pretekst për kontestim të atyre verdikteve dhe komentim denigrues. Ftojmë partinë politike të VMRO-DPMNE-s që të ngrihet në lartësinë e detyrës që e pret, dhe të mos sillet si në fushatë zgjedhore. Rruga e konsolidimit të institucioneve demokratike kalon përmes respektimit të tyre nga partitë dhe institucionet respektive", thekson ministri Lloga në reagimin e publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR