• e shtunë, 05 tetor 2024

Lloga do të kërkojë që të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të dënuarit për të cilët nuk ka vend në burg

Lloga do të kërkojë që të mblidhet Këshilli i Sigurimit për të dënuarit për të cilët nuk ka vend në burg

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) -  Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do t'i dërgojë letër Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në të cilën do të kërkojë të thëret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

Në këtë takim, ministri Lloga do të kërkojë shqyrtimin e situatës në burgjet e vendit dhe situatën me mbi 2800 të dënuar me akt udhëzimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit për shkak të mungesës së hapësirave, e të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë shoqërinë dhe mundësinë që veprat e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë të inkurajohen që t'i përsërisin të njëjtat.

Ministri Krenar Lloga do t'i dërgojë një letër të veçantë Ministrit të Punëve të Brendshme dhe drejtorëve të ASK dhe AZ, ku do të kërkohen informacionet e njëjta.

" Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, do t'i dërgojë letër Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në të cilën do të kërkojë të thëret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Në këtë takim, ministri Lloga do të kërkojë shqyrtimin e situatës në burgjet e vendit dhe situatën me mbi 2800 të dënuar me akt udhëzimi, të cilët nuk janë në vuajtje të dënimit për shkak të mungesës së hapësirave, e të cilët paraqesin rrezik potencial për të gjithë shoqërinë dhe mundësinë që veprat e tyre të mëparshme të vjetërsohen dhe në këtë mënyrë të inkurajohen që t'i përsërisin të njëjtat", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Propozimi i Qeverisë për miratimin e ligjit për amnisti me një procedure të shkurtuar dje nuk mori mbështetje nga Kuvendi, ndërsa ministri i Drejtësisë Krenar Lloga njoftoi se do ta dorëzojë sërish ligjin për amnisti, këtë herë sipas procedurës së rregullt.

Собранието при утврдувањето на дневниот ред на 129 седница, со 66 гласа „против“, 17 „за“ и тројца „воздржани“, не go изгласа предлогот за носење на Законот за амнестија по скратена постапка. Претходно, опозициската ВМРО-ДПМНЕ најави дека ќе го блокира носењето на законот со доставување голем број амандмани, а амандмани најави и СДСМ со цел да се изземат  од амнестирање осудените од предметот „Монструм“.

Kuvendi gjatë përcaktimit të rendit të ditës të seancës së 129-të, me 66 vota "kundër", 17 "për" dhe tre "abstenime", nuk e votoi propozimin për miratimin e Ligjit për amnisti pas procedurës së shkurtuar. Më herët VMRO-DPMNE-ja opozitare kishte paralajmëruar se do ta bllokojë miratimin e ligjit duke dorëzuar një numër të madh të amendamenteve, ndërsa LSDM-ja paralajmëroi amendamente për të hequr nga amnistia të dënuarit nga rasti "Monstra".

Ministri Lloga para fillimit të seancës së 129-të parlamentare, para deputetëve ka prezantuar një album me fotografi nga burgu i Idrizovës, duke thënë se përgjegjësia tani i takon Kuvendit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR