• e shtunë, 05 tetor 2024

Liz Çejni: Tramp nuk është i aftë ta udhëheq SHBA-në

Liz Çejni: Tramp nuk është i aftë ta udhëheq SHBA-në

Uashington, 4 tetor 2024 (MIA) - Ish kongresmenja e Partisë Republikane, Liz Çejni mbrëmë mori pjesë në tubimin parazgjedhor në Ripon të Viskonsinit në mbështetje të kandidates së Partisë nga radhët e demokratëve, Kamala Haris. 

Çejni deklaroi se ish presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Tramp "nuk është i aftë ta udhëheq SHBA-në". 

Liz është vajza e ish nënpresidentit të SHBA-së, Dik Çejni në mandatin e Xhorxh Bushit të ri. 

Liz dhe Dik Çejni janë republikanët më të spikatur që mbështesin Harisin. qa/

Foto: X

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR