• e hënë, 22 korrik 2024

Liverpull edhe zyrtarisht e publikoi emërimin e Arne Slot për zëvendësues të Klopit

Liverpull edhe zyrtarisht e publikoi emërimin e Arne Slot për zëvendësues të Klopit

Liverpull, 20 maj 2024 (MIA) - Liverpulli edhe zyrtarisht e ka emëruar Arne Slot për trajner të ri të ekipit, kumtuan nga klubi.

Punën e tij në 'Enfild' zyrtarisht do ta fillojë më 1 qershor të vitit 2024. Atëherë holandezi duhet të marrë leje zyrtare për punë në Angli, e cila është e domosdoshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Trajneri 45-vjeçar do ta zëvendësojë Jirgen Klopin në krye 'të kuqve', i cili dje për herë të fundit i ka udhëhequr në Premier Ligë në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Vulverhemptonit. Pas ndeshjes, gjermani vet e paralajmëroi emërimin e Arne Slotit për pasardhës të tij.

Slot arrin në "Anfild" pas tre viteve në krye të Feenordit, ku një herë e fitoi titullin kampion dhe e udhëhoqi ekipin deri në finale të Ligës së konferencavce, ku humbën nga Roma e Zhoze Murinjos dhe dy herë u emërua trajner i sezonit në Erdivizion. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR