• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ligji për zyrën e kthimit të pronës hyn në procedurë kuvendore

Ligji për zyrën e kthimit të pronës hyn në procedurë kuvendore

Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Në procedurë kuvendore hyn ligji për zyrën e kthimin të pronës, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

"Me ligjin e ri, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë, zyra e  ARO-s do të ketë autoritet të ndërmarrë aktivitete për marrjen e informacionit dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e kthimeve dhe përfitimeve të tjera pronësore brenda apo jashtë vendit në lidhje me një shtetas vendas ose banor rezident në Republikën e Maqedonisë së Veriut, person pa shtetësi ose i huaj, si dhe për qëllime të procedurës së konfiskimit pa përcaktimit të përgjegjësisë penale të rregulluar me ligj, të cilat kanë rezultuar ose janë të lidhura me veprat penale nga neni 6 i këtij ligji", thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Me miratimin e tij dhe funksionimin e Zyrës për Kthimin e Pronës në përputhje me standardet ndërkombëtare, theksojnë ata, do të ndërmerren aktivitete të rëndësishme për marrjen e informacionit dhe të dhënave për gjetjen dhe identifikimin e kthimeve dhe përfitimeve të tjera pronësore brenda apo jashtë vendit.

"Ligji rregullon krijimin, kompetencat, strukturën organizative dhe financimin e Zyrës për Kthimin e Pronës, bashkëpunimin me autoritetet dhe institucionet vendase, bashkëpunimin me shtetet e huaja dhe bazën e të dhënave të integruar elektronike", theksojnë nga Ministria e Drejtësisë. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR