• e enjte, 31 tetor 2024

Ligji për aksion klimatik dhe zbatimi i tij konsekuent kthesë në mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor në vend

Ligji për aksion klimatik dhe zbatimi i tij konsekuent kthesë në mbrojtjen dhe avancimin e mjedisit jetësor në vend

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Programe gjithnjë e më përfshirëse për përballje me ndryshimet klimatike dhe financimi stabil i aksioneve konkrete për uljen e emisioneve të dëmshme të gazeve serrë janë pjesë e pritjeve të delegacionit maqedonas, e cila do të marrë pjesë në konferencën e 29-të klimatike të Kombeve të Bashkuara, e cila do të mbahet nga 11 deri më 22 nëntor në Baku, Republika e Azerbajxhanit. COP 29 është platformë kyçe për harmonizim të poëlitikave ndërkombëtare klimatike.

Në ngjarjen e organizuar nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila do ta udhëheqë delegacionin maqedonas të COP 29, në Baku, e theksoi rëndësinë e Ligjit të ri për veprim klimatik dhe zbatimin konsekuent të tij.

-Me Ligjin për Veprimin Klimatik do të zbatojmë praktikisht një pjesë të grupit ndoshta më të vështirë dhe më të shtrenjtë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që është “Axhenda e Gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”. Ky grup përfshin kapitujt mbi transportin, energjinë, rrjetet trans-evropiane dhe mjedisin dhe ndryshimet klimatike. Vlerësohet se nevojiten rreth 3.1 miliardë euro vetëm për kalimin në burimet e rinovueshme të energjisë dhe përmirësimin e efikasitetit energjetik", theksoi presidentja.

Në këtë drejtim, shtoi ajo, COP29 do të ketë rëndësi thelbësore edhe për sigurimin e mjeteve për zbatim.

Spas ministres së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska, pjesa më e madhe e këtyre mjeteve pritet të vijnë përmes investimeve në sektorin privat në burime të rinovueshme të energjisë. Por, shtoi ajo, i mbetet shtetit të ndërtojë kapacitete bazë, të cila do të mundësojnë lëshim të qymyrgurit si karburant dhe ndërtim të infrastrukturës së nevojshme energjetike.

Duke i njohur këto nevoja, e kemi vendosur Platformën investuese për tranzicion të drejtë energjetik, tha Bozhinovska.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, konfirmoi se përbërja e zgjeruar e delegacionit shtetëror në COP 29 është dëshmi e seriozitetit me të cilin po trajtohet sfida e ndryshimeve klimatike.

“Me propozim të Ministrisë së Mjedisit është iniciuar një procedurë dhe janë miratuar 5 ligje për ratifikimin e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Marrëveshjes së Kiotos, Amendamentit të Dohës, Amendamentit Kigali dhe Marrëveshjes së Parisit”, tha Mexhiti në fjalën e tij, duke shtuar se në atë drejtim është përgatitur edhe propozimi për Ligjin për veprimin klimatik i cili rregullon krijimin e kornizës për veprim klimatik.

“Vizioni afatgjatë është që deri në vitin 2050 të jemi një ekonomi e begatë me përmbajtje të ulët të karbonit, e cila do të ndjekë rrugë zhvillimi të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj klimës, përmirëson konkurrencën dhe promovon kohezionin social përmes veprimeve për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndikimet e tij”, ka thënë Mexhiti.

Në lidhje me Konferencën e ardhshme të palëve, Mexhiti informoi se COP29 do të jetë thelbësor në sigurimin e mjeteve të zbatimit dhe mbështetjes, si dhe në konfirmimin se të gjithë po synojnë ambicien më të lartë të mundshme që pasqyron drejtësinë dhe parimin e përbashkët, por përgjegjësi të diferencuara dhe aftësi të përshtatshme, në dritën e rrethanave të ndryshme të secilit shtet.

"Përfaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Armen Gregorian, tha se UNDP edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me mbështetjen e fuqishme të aksionit klimatik në vend.

"Ndryshimi i klimës nuk është një sfidë me të cilën vendet mund të përballen në mënyrë të pavarur. Ndryshimi i klimës nuk njeh kufij. Prandaj, është e nevojshme një qasje e integruar dhe e përbashkët e të gjitha palëve të interesuara. Ashtu si në 20 vitet e fundit, Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm vendin përmes disa projekteve të tilla si ulja e emetimeve të gazeve serrë, përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike dhe rritja e elasticitetit, gjë që do të forcojë axhendën klimatike në vend. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR