• e diel, 22 dhjetor 2024

Mucunski në konferencën e ministrave për dimensionin human të Formulës së Paqes së Ukrainës

Mucunski në konferencën e ministrave për dimensionin human të Formulës së Paqes së Ukrainës

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje dhe sot po merr pjesë në Konferencën ministrore për dimensionin human të Formulës së paqes të presidentit Zelenski nga Ukraina, e cila mbahet në Montreal, Kanada. Konferenca është organizuar në bashkë-partneritet nga ministritë e punëve të jashtme të Kanadasë, Norvegjisë dhe Ukrainës. Fokusi është vendosur në trajtimin e pengjeve politike dhe ushtarake, civilët e arrestuar jashtëligjshëm dhe fëmijët e dëbuar me dhunë, informojnë sot nga Ministria. 

Në kuadër të fjalimit në sesionin plenar i cili u mbajt gjatë hapjes së konferencës, ministri Mucunksi ka theksuar se thelbi i konferencës prek jo vetëm kornizën e të drejtës ndërkombëtare humanitare, por edhe thelbin e, siç ka thënë, njerëzimit tonë të përbashkët. 

“Ne fuqishëm e dënojmë luftën agresive të Rusisë kundër Ukrainës, e cila deri më tani shkaktoi humbje të pariparueshme të jetëve njerëzore dhe shkatërrim. Pushtimi i plotë i Ukrainës nga ana e Rusisë përfaqëson sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës dhe shkeljes flagrante të parimeve themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe para së gjithash, vlerave të njerëzimit”, theksoi Mucunski në fjalimin e tij. 

Ai potencoi se shteti ynë fuqishëm e dënon edhe shkeljen e vazhdueshme të të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë në Ukrainë, që, sipas tij, njëkohësisht përfaqëson shkelje direkte të të drejtës ndërkombëtare dhe Konventave të Gjenevës. 

“Të gjitha shkeljet dhe keqpërdorimet e të drejtave të njeriut dhe të drejtës humanitare ndërkombëtare duhet të hetohen, ndërsa kryerësit të nxirën para drejtësisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, nënvizoi ministri Mucunski në fjalim. 

Ai shtoi edhe se respektimi i parimeve demokratike, të drejtave të njeriut dhe dinjitetit, si dhe sundimi i drejtësisë, janë vlerat e vetme universale të cilat duhet të respektohen nga të gjithë. 

“Çdo moment që kalojmë në këtë hapësirë na kujton se pas çdo statistike qëndron një histori njerëzore – një fëmijë i ndarë nga familja, një nënë që kërkon të dashurin e saj, një e moshuar e detyruar të largohet nga shtëpia e saj”, theksoi ministri Mucunski në fjalimin e tij. 

Në fund të fjalimit të tij, ministri Mucunski e ka përsëritur mbështetjen për përpjekjen e Ukrainës që të vendosë paqe të drejtë dhe të përhershme në bazë të parimeve dhe qëllimeve kyçe përmes Formulës së Paqes së Ukrainës. fc/

Fotografia: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR