• e premte, 11 tetor 2024

Liga e kombeve: Maqedonia bindëse si mysafire në Letoni

Liga e kombeve: Maqedonia bindëse si mysafire në Letoni

Riga, 10 tetor 2024 (MIA) - Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll ka mposhtur ekipin e Letonisë me rezultat 3:0 (1:0), si mysafire në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së kombeve.

“Verdhë-kuqtë” pas kësaj fitore mbeten në pozitën e parë në grupin e tyre.

Golat për reprezentacionin i shënuan Atanasov në minutën e 35-të, derisa Qamili dyfishoi epërsinë në minutën e 70-të. Fitoren e vulosi Elmas me një gol të bukur në minutën e 93-të.

Pas kësaj ndeshje Maqedonia ka 7 pikë, ndërsa pas tre ditësh do të jetë mysafire ndaj Armenisë në Jerevan, ndërsa ndeshja fillon në orë 18. Në ndeshjen e parë mes dy reprezentacioneve në Shkup, Maqedonia e fitoi 2:0.

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR