• e mërkurë, 02 tetor 2024

Liga e Kombeve: Futbollistët e Maqedonisë kundër Armenisë, Ishujve Faroe dhe Letonisë

Liga e Kombeve: Futbollistët e Maqedonisë  kundër Armenisë, Ishujve Faroe dhe Letonisë

 Paris, 8 shkurt 2024 (MIA) - Kombëtarja e Maqedonisë në futboll sonte me short në Paris i ka kuptuar  kundërshtarët në fazën e grupeve në divizionin C të Ligës së Kombeve.

Shorti vendosi që kombëtarja e Maqedonisë të jetë pjesë e grupit C4 së bashku me seleksionet e Armenisë, Ishujve Faroe dhe Letonisë. 

 Raundi hapës do të luhet në fillim të shtatorit, ndërsa raundi përfundimtar në nëntor.

 Duelet çerekfinale janë planifikuar nga 20 deri më 25 mars, ndërsa turneu përfundimtar nga 4 deri më 8 qershor të vitit 2025.

Foto: FFM

 

QËNDRONI TË LIDHUR