Lideri i i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan i bëri thirrje Bajdenit që t'i falë edhe "amerikanët e klasës punëtore"
- Lideri demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Hakim Xhefris, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajdenit që të falë disa "amerikanë të klasës punëtore", pasi Bajdeni u kritikua gjithnjë e më shumë për faljen e djalit të tij, Hanter Bajden.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:08, 4 dhjetor, 2024
Uashington, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Lideri demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Hakim Xhefris, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajdenit që të falë disa "amerikanë të klasës punëtore", pasi Bajdeni u kritikua gjithnjë e më shumë për faljen e djalit të tij, Hanter Bajden.
"Gjatë javëve të tij të fundit në funksion, Presidenti Bajden duhet të vazhdojë të tregojë vazhdimisht nivelin e lartë të dhembshurisë që ka treguar gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë edhe ndaj djalit të tij, dhe t'i falë amerikanët e klasës punëtore rast pas rasti" në sistemi federal të burgjeve jetët e të cilit janë shkatërruar nga ndjekjet e padrejta agresive për krime jo të dhunshme", theksohet në deklaratën e Xhefrit.
Bajdeni, i cili largohet nga funksioni më 20 janar, muaj më parë deklaroi se nuk do ta falë djalin e tij, i cili u shpall fajtor sepse ka bërë një deklaratë të rreme se nuk ka qenë i varur nga droga ilegale derisa ka blerë pistoleta dhe i cili u deklarua fajtor për akuzat për verër penale shmangie takse prej 1.4 milionë dollarë.