• e mërkurë, 28 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Liderët e koalicionit "VLEN" pasdite do ta shqyrtojnë vendimin e Aleancës për Shqiptarët

Liderët e koalicionit

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Liderët e koalicionit "VLEN" sot në orën 14 do të mbajnë mbledhje në Shkup pas vendimit të djeshëm të Aleancës për Shqiptarët për të kandiduar me lista të veçanta për këshilltarë në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe të mos e lëshojnë koalicionin qeveritar. 

"Në orën 14 do të ketë mbledhje të VLEN-it ku mediat dhe publiku do të informohen për qëndrimet e VLEN-it rreth kësaj çështje", deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Likovë.

Kryesia qendrore e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Taravarit mbrëmë në Tetovë vendosi që në zgjedhjet e ardhshme lokale të kandidojë me lista të veçanta për këshilltarë. Siç deklaroi Taravari pas takimit ky vendim nuk do të kontribuojë në ndryshime, respektivisht mbeten si parti në kuadër të koalicionit "VLEN" dhe në përbërje të Qeverisë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR