• e premte, 05 dhjetor 2025

Liderët botëror mbërritën në Sharm el-Sheik për satimin për Gazën

Liderët botëror mbërritën në Sharm el-Sheik për satimin për Gazën

Sharm el Sheik, 13 tetor 2025 (MIA) - Derisa presidenti amerikan Donald Tramp mbajti fjalimin e tij para Knesetit izraelit, presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi priti liderët botëror në Sharm el-Sheik, për samitin në Gazë, publikoi DPA.

Mes atyre që mbërritën në qytet janë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministrja italiane Xhorxha Meloni dhe emiri i Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Tani. Presidenti francez Emanuel Makron dhe presidenti palestinez Mahmud Abas, gjithashtu mbërritën në Egjipt. Pritet Trampi të bashkangjitet më vonë gjatë ditës.

Liderët do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit, të ndërmjetësuar nga Egjipti, Katari, Turqia dhe SHBA.

Në takim marrin pjesë përfaqësuesit e më shumë se 20-të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare. Mes mysafirëve të pritur janë kancelari gjerman Fridrih Merc, kryeministri britanik Kir Starmer, sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh dhe ministri saudit i punëve të jashtme Fajsall bin Farhan Al Saud. Përfaqësuesit e Hamasit dhe Izraelit nuk do të marrin pjesë personalisht.

Pas ceremonisë, pritet presidenti Sisi të japë një deklaratë të shkurtër, ndërsa Donald Trampi pritet të mbajë një fjalim më të gjatë. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR