• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Leontiev: Të paktën shtatë të zhdukur në Nova Kahovka pas shembjes së digës

Leontiev: Të paktën shtatë të zhdukur në Nova Kahovka pas shembjes së digës

Herson, 7 qershor 2023 (MIA) - Të paktën shtatë persona konsiderohen si të zhdukur pasi uji nga diga e shkatërruar i vërshoi zonat përreth, njoftoi sot Tass, duke e cituar kryetarin e Nova Kahovkës, Vladimir Leontiev, i cili është emëruar nga Moska.

Diga Kahovka e Re, në lumin Dnjepër, i cili është nën kontroll të Moskës, ishte shkatërruar pardje dhe ka vërshuar një pjesë të vijës së frontit në zonën Herson, duke detyruar mijëra banorë lokalë që të largohen nga shtëpitë e tyre. 

Ukraina dhe Rusia akuzohen mes vete për shkatërrimin e digës. 

Rreth 42.000 persona janë në rrezik nga vërshimet në zonat nën kontrolin rus dhe ukrainas përgjatë lumit Dnjepër, njoftuan autoritetet ukrainase, ndërsa shefi për ndihmë humanitare në KB paralajmëroi për "pasoja të rënda dhe të mëdha". 

"Me siguri e dimë për shtatë persona se konsiderohen si të zhdukur", deklaroi kryetari Leontiev për Tass.

Nga qyteti dje ishin evakuuar mbi 900 persona me gjithsej rreth 45.000  banorë. Kahovka e Re është nën kontroll rus dhe gjendet në bregun e lumit Dnjepër. 

Autoritet ukrainase njoftuan se rreth 80 vendbanime përgjatë rajonit Herson janë në rrezik nga vërshimet. 

Guvernatori i zonës ukrainase Herson, Oleksandar Prokudin, njoftoi sot se 1.582 shtëpi janë vërshuar në bregun e djatthtë të lumit Dnjepër, ndërsa 1.457 persona janë evakuuar gjatë natës. 

Më parë, Prokudin deklaroi se gjatë ditës së kaluar gjatë granatimit rus të rajonit dhe të vetë qytetit Herson ka ndërruar jetë një civil, ndërsa një është lënduar. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR