Lejkers eliminohet nga Denveri në raundin e parë të plejofit në NBA
- Los Anxhelos Lejkers në mëngjes kanë humbur nga Denveri në ndeshjen e pestë të raundit së parë të plejofit në NBA me rezultatin 106:108.
- Post By Besnik Shuki
- 08:17, 30 prill, 2024

Denver, 30 prill 2024 (MIA) - Los Anxhelos Lejkers në mëngjes kanë humbur nga Denveri në ndeshjen e pestë të raundit së parë të plejofit në NBA me rezultatin 106:108.
Denveri e ka mundur Lejkersin 4:1 në serinë deri katër fitore dhe u kualifikua në raundin e dytë.
Lojtari më efikas ishte Xhamal Marej, i cili shënoi 30 pikë. Te mysafirët u dallua Lebron Xhejms me 30 pikë dhe 11 asistime.
Në raundin e dytë Denver Nagets do të luajë me Minestota Timbervulvs.
Në raundin e dytë u kualifikua edhe Oklahmoa me fitoren ndaj Nju-Orleans me rezultatin 97:89 (rezultat i përgjithshëm 4:0). bsh/
Foto: EPA