• e enjte, 04 korrik 2024

Lebron nuk e di nëse do të luajë pas sezonit 2023/24

Lebron nuk e di nëse do të luajë pas sezonit 2023/24

Los Anxhelos, 4 tetor 2023 (MIA) – Një prej basketbollistëve më të mirë në historinë e NBA-së, Lebron Xhejms, pas kthimit nga pushimi, ka pranuar se ende nuk po mendon për karrierë pas sezonit 23/24.

Xhejms ka një opsion në kontratën e tij me Los Anxhelos Lejkers për të luajtur në sezonin 2024/25 dhe të fitojë 51,4 milionë dollarë. Sipas tij, tani ai nuk është gati të përgjigjet nëse do të vazhdojë karrierën apo do të largohet nga basketbolli në vitin 2024.

"Ende nuk e di. Ndjehem ndryshe. Unë nuk jam më 21 vjeç, kjo është e sigurt. Por për sa i përket energjisë, unë nuk kam problem me këtë", tha Xhejms.

Gjithashtu, 38-vjeçari Lebron është i interesuar të paraqitet në Lojërat Olimpike në Paris.

Исто така, 38-годишниот Леброн е заинтересиран за настап на Олимписките игри во Париз.

"Unë jam i interesuar. Do të shohim", shtoi ylli i parë i Lejkersave

Lebron e filloi karrierën e tij në ligën më të fortë në botë në vitin 2003 si lojtar i Klivlend Kavalirs. Ai gjithashtu luajti për Majami Hit. si/bsh/

Foto EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR