LD: Vendim i paarsyeshëm dhe i papranueshëm për rritjen enorme të pagave të zyrtarëve
- Lidhja Demokratike vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin mundësohet rritja e pagave të zyrtarëve për 78%, është i papërgjegjshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm.

Shkup, 31 mars 2023
Lidhja Demokratike vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin mundësohet rritja e pagave të zyrtarëve për 78%, është i papërgjegjshëm, i paarsyeshëm dhe i papranueshëm.
Propozojmë që të intervenohet në koeficientët, gjegjësisht të propozohen ndryshime në Ligjin për paga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, në mënyrë që rritja e pagave të zyrtarëve të harmonizohet me rritjen e pagave në Republikën e Maqedonisë në të gjithë sektorët, si dhe me rritjen e pensioneve.
Lidhja Demokratike do të mbështesë dhe do të jetë pjesë e një zgjidhjeje ligjore, e cila do të parandalojë këtë pozicion të padrejtë dhe diferencë të madhe në paga të zyrtarëve dhe punonjësve të tjerë.