Largohen 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra që nga fillimi i muajit prill
- Që nga fillimi i muajit prill, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup larguan gjithsej 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.
- Post By Besnik Shuki
- 11:27, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Që nga fillimi i muajit prill, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup larguan gjithsej 550 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.
"Në të njëjtën periudhë, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes përgatiti 11 procesverbale për persona dhe subjekte juridike të kapur gjatë hedhjes së mbetjes në mënyrë të paligjshme në sipërfaqet publike dhe të trafikut", kumtuan nga ndërmarrja.
NP Higjiena Komunale - Shkup, përmes fshirjes dhe larjes së përditshme manuale dhe makinerike, vazhdon të mirëmbajë higjienën e bulevardeve dhe rrugëve që janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe pastërtinë e sheshit dhe rrugës Maqedonia, urave për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit, shëtitoren "13 Nëntori" dhe rajonin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. bsh/
Foto: NP Higjiena komunale - Shkup