• e diel, 22 dhjetor 2024

LAMM: Rruga Veles - Gradsko është e mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00 për shkak të asfaltimit

LAMM: Rruga Veles - Gradsko është e mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 18:00 për shkak të asfaltimit

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Nga sot deri në datën 23 të këtij muaji, në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 18:00, për shkak të asfaltimit do të jetë e mbyllur për komunikacion pjesa Veles – Gradsko, në qytetin  Gradsko, njoftojnë nga LAMM sot në mëngjes.

E pakalueshme është edhe rruga rajonale nga fshati Izvor për në Prilep, konkretisht fshati Stepanci, Komuna Çashkë deri në Prilep, për shkak të baltës nga  reshjet e shiut.

Nga vërshimet që ndodhën më 14 qershor në Dellçevë dhe rrethinë, u dëmtuan themelet e urës Cërveska Reka në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë - Dellçevë. Trafiku në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi.

"Për shkak të vërshimit të Kriva Rekës do të ndërpriten rrugët lokale nga Kriva Pallanka në fshatin Varovishte dhe fshatin Gradec. Po ashtu edhe në fshatin Pçinjë (Kumanovë) nën urën e lumit Pçinjë ka pemë dhe degë të grumbulluara, gjë që ka reduktuar rrjedhën e lumit, kështu që ekziston rreziku i derdhjes dhe dëmtimit të urës", njoftojnë nga LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR