• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lajçak: Këtë javë fokusi është në ndjekjen e asaj që u ra dakord në dialogun

Lajçak: Këtë javë fokusi është në ndjekjen e asaj që u ra dakord në dialogun

Bruksel, 11 nëntor 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi se këtë javë do të përqëndrohet tërësisht në ndjekjen e marrëveshjes së arritur në takimin e fundit të kryenegociatorëve në Bruksel.

“Për t’u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve", ka shkruar Lajçak në Fejsbuk.

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 24 tetor zhvilluan takimin fundit në procesin e dialogut, pas çka Lajçak tha se temë e takimit është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR