• e diel, 22 dhjetor 2024

Lagard: Eurozona po i afrohet inflacionit të parashikuar prej dy për qind

Lagard: Eurozona po i afrohet inflacionit të parashikuar prej dy për qind

 Frankfurt, 31 korrik 2023 (MIA) - Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Kristin Lagard, vlerësoi se Eurozona po i afrohet objektivit prej dy për qind pas progresit në luftën kundër inflacionit.

 “Është e qartë se politika monetare ka filluar të ndikojë në uljen e inflacionit. Kjo shihet nga numrat kreditore dhe normat e interesit, ndërsa qytetarët e dinë, si dhe nga vëllimi i kredive që janë në rënie, si dhe nga kërkesa e kompanive për kredi”, ka theksuar ajo në një intervistë për gazet[n “Figaro” të Parisit.

 Ajo shtoi se kjo shihet edhe në ekonomi, në patundshmëri dhe investime.

 Duke folur për spekulimet se do të ketë një pauzë në rritjen e normave të interesit nga shtatori, kryetari i BQE-së ishte i paqartë, duke thënë se "mund të ketë një rritje tjetër të normave të interesit, ose ndoshta një pauzë".

 "Pauza, pa marrë parsysh datën, në shtator ose më vonë, nuk duhet të jetë përfundimtare," tha ajo dhe kujtoi se do të kërkojë "një ulje të qëndrueshme të inflacionit në objektivin për dy për qind".

 Rritja e çmimeve gjithsesi që është ngadalësuar muajt e fundit, ndërkohë që BQE i ka rritur disa herë normat e interesit për të ngadalësuar inflacionin, i cili në qershor në eurozonë ka qenë 5.5 për qind në bazë vjetore.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR