• e mërkurë, 04 shtator 2024

Kvarahxelia afër kontratës së re me Napolin

Kvarahxelia afër kontratës së re me Napolin

Napoli, 4 shtator 2024 (MIA) – Përfaqësuesi gjeorgjian i futbollit Hviça Kvarahxelia është në prag të marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit me ekipin italian Napoli, transmetojnë mediat italiane.

Menaxheri i Kvarahxelias dhe përfaqësuesit e Napolit kanë rënë dakord për kushtet personale që gjeorgjiani të vazhdojë kontratën aktuale me një rritje të konsiderueshme të pagës së tij, shkruan gazeta "Il Matino".

Kvarahxelia iu bashkua Napolit nga skuadra gjeorgjiane Dinamo Batumi në verën e vitit 2022 për 13.3 milionë euro.

Kontrata e re pritet t'i sjellë atij 5,5 milionë euro pagë vjetore, plus 1,5 milionë euro shtesë në vit bonuse.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2027, por do të zgjatet deri në qershor 2029 me opsion për një sezon tjetër. ls/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR