• e diel, 22 dhjetor 2024

Kuzmanovska për MIA-n: Gjithnjë e më shumë pacientë kanë nevojë për transplant organesh

Kuzmanovska për MIA-n: Gjithnjë e më shumë pacientë kanë nevojë për transplant organesh

Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) – Gjithnjë e më shumë pacientë kanë nevojë për transplant organesh, por, e gjitha bota përballet me mungesë të organeve të cilat mund të transplantohen dhe për këtë është shumë me rëndësi që të rritet vetëdija dhe të ketë sa më shumë transplante nga donatorë të vdekur me vdekje truri, thotë në intervistë për MIA-n, prof.dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplant, specialiste e anesteziologjisë me reanimim nga Qendra Klinike “Nëna Terezë” dhe Fakulteti i Mjekësisë pranë USHCM. 

“Kjo është temë shumë e rëndësishme për shkak të asaj se për këtë flitet rrallë, ndërsa megjithatë në mjekësi është shumë e rëndësishme. Ka gjithnjë e më shumë pacientë të cilët kanë nevojë për transplant organesh ose për vazhdimin e jetës ose për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Megjithatë, ajo me të cilën përballet e gjithë bota është mungesa e organeve të cilat mund të transplantohen dhe për atë vendoset metoda transplant kadaverik ose transplant nga donator i vdekur”, sqaron Kuzmanovska. 

Sipas Kuzmanovskës, e nevojshme para së gjithash është që të rritet vetëdija dhe edukimi shëndetësor i popullatës që nënkupton transplant nga donator i vdekur. 

“Donator i vdekur nuk mund të jetë çdo njeri i cili ka ndërruar jetë në kushte shtëpie, jashtë kujdesit intensiv, në kushte spitalore. Donator i vdekur mund të jetë vetëm një pacient te i cili është diagnostikuar vdekje e trurit. Kjo nënkupton se në tru nuk ka qarkullim të gjakut, truri nuk ushqehet dhe praktikisht është i vdekur, ndërsa ruhet në kujdes intensiv falë respiratorit dhe ilaçeve, domethënë në rrugë artificiale mbahet ende zemra, mushkëritë e bardha dhe qarkullimi”, sqaron Kuzmanovska. 

Në intervistë, Kuzmanovska flet edhe për atë si qëndrojmë për nga numri i transplanteve në krahasim me rajonin dhe më gjerë, për bashkëpunimin me shëndetësinë kroate dhe me çfarë probleme përballet procesi i transplantit dhe si të tejkalohen ato. 

Intervistën e plotë me Kuzmanovskën, MIA do ta publikojë gjatë ditës së nesërme. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR