• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ministri Minçev në iftar të organizuar nga MATTO me rastin e Ramazanit

Ministri Minçev në iftar të organizuar nga MATTO me rastin e Ramazanit

Shkup, 12 mars 2025 (MIA) - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, me ftesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë - Turqisë  (MATTO), mori pjesë në një darkë iftari me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit - muajit të mirësisë, faljes dhe humanizmit.

Siç kumtoi MAP ngjarja ishte një mundësi për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar ura respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

"Falenderoj nikoqirët nga MATTO për mikpritjen dhe nderin. Uroj që ditët e mbetura të agjërimit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit t'i kaloni me familjarët, miqtë dhe të dashurit tuaj, në harmoni dhe qetësi, në shëndet të mirë, duke krijuar vepra të bukura dhe mirësi", theksoi Minçev.

 

Ministria e Administratës Publike mbetet e përkushtuar për promovimin e gjithëpërfshirjes dhe respektit të ndërsjellë si vlera themelore të shoqërisë. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR