• e shtunë, 29 qershor 2024

Kuzhina qendrore botërore dhe partneri spanjoll e ndërprenë ndihmën për Gazën në rrugë detare

Kuzhina qendrore botërore dhe partneri spanjoll e ndërprenë ndihmën për Gazën në rrugë detare

Madrid, 5 prill 2024 (MIA) - Organizata joqeveritare spanjolle "Duart e hapura" (Open Arms) njoftoi se bashkë me organizatën vullnetare amerikane Kuzhina qendrore botërore (WCK) e ndërpreu dërgesën e ndihmës për Gazë në rrugë detare, pasi shtatë punonjës humanitarë ishin vrarë në një sulm ajror izraelit të hënën.

Të dyja organizatat punuan bashkë që të fillojnë korridor detar me ndihmë humanitare për Gazën nga Qiproja në mars dhe përfunduan me ngarkesën e rreth një të tretës së mallit të dërguar kur kolona e punonjësve të WCK ishte sulmuar më 1 prill. 

"Ky sulm, i kryer nga forcat e mbrojtjes izraelite të hënën e kaluar, shënon kthesë të dhimbshme në përpjekjet tona për zbutjen e krizës humanitare në Gazë", thuhet në kumtesën e "Duarve të hapura". 

WCK njoftoi se i vë në pushim aktivitetet e saj në Gazë, ku hapi më shumë se 60 kuzhina popullore nga tetori. KB vlerëson se uria është kërcënim për më shumë se gjysmën e popullatës në Gazë.

Të mërkurën, rreth 240 tonë ushqim ishin kthyer në Qipro në një kolonë të anijeve të "Duarve të hapura", pasi operacioni për dërgesë ishte ndërprerë për shkak të sulmit ajror izraelit ndaj punonjësve.

"Me kthimin e djeshëm të anijes 'Duart e hapura', në Larnakë, Qipro, misioni në bashkëpunim me WCK të korridorit humanitar për Rripin e Gazës është ndërprerë", thuhet në kumtesën e "Duarve të hapura". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s



 
 


 
 
 
 
 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR