Kuvendi në kuadër të seancës së 44-të pa debat miratoi disa zgjidhje ligjore
- Kuvendi në kuadër të punës së sotme për rendin e ditës të seancës së 44-të, pa debat miratoi 19 vendime ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, mes të cilëve dhe Ligjin për ndërtim, Ligjin për media dhe ligjin për pagën minimale. Pa debat njëzëri me 82 vota "për" në lexim të dytë i shoqëruar dhe Propozim ligji për energjetikë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:17, 22 prill, 2025

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Kuvendi në kuadër të punës së sotme për rendin e ditës të seancës së 44-të, pa debat miratoi 19 vendime ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve, mes të cilëve dhe Ligjin për ndërtim, Ligjin për media dhe ligjin për pagën minimale. Pa debat njëzëri me 82 vota "për" në lexim të dytë i shoqëruar dhe Propozim ligji për energjetikë.
Në sqarimin për nevojën e miratimit të Ligjit për energjetikë, ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, tha se paraqet obligim për transpozimin e legjislativit evropian në lidhje me Paketën për energji të pastër, duke potencuar se afati i vendit për transpozimin e direktivave dhe rregulloreve nga Pakoja për energji të pastër ka kaluar për më shumë se një vit.
Me Ligjin e ri për energjetikë, shton ajo, zbatohen disa hapa të rëndësishëm nga agjenda reformuese ashtu siç është bashkimi me tregun e energjisë elektrike të BE-së dhe duke u bashkuar me tregun evropian të ditës përpara, në përputhje me kërkesat e bashkësisë energjetike. Parashikohet dhe që konsumatorët në nevojë përveç furnizuesit universal, të mund të furnizohen me energji elektrike edhe nga një furnizues tjetër.
Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim është miratuar me 65 vota "për" dhe 10 "kundër", ndërsa siç tha zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, me ndryshimet parashikohet që kompanitë të kenë licenca për kryerjen e aktiviteteve ndërtimore, ndërsa nëse veprojnë në kundërshtim me ligjin do t'ju merren licencat në fushën e ndërtimit.
Njëzëri me 79 vota "për" janë miratuar propozim vendimet shtesë për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit, për shkak të rrezikut të lartë të rritjes së volumit të hyrjes dhe transitit të emigrantëve dhe Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit.
Me 9 vota "për" dhe 68 "kundër" Kuvendi nuk e pranoi Raportin vjetor për punën e Agjencisë së rregullimit të sektorit hekurudhor për vitin 2024. Nuk u pranua edhe Raporti vjetor i punës së Komisionit shtetëror për ankesa të furnizimeve publike për vitin 2024, sepse "nuk i ka arritur qëllimet" edhe pse më herët njëzëri u pranua Plani strategjik i Komisionit shtetëror për ankesat e furnizimeve publike për vitin 2025, Plani strategjik i Komisionit shtetëror për ankesat e furnizimeve publike për vitin 2025 dhe Programi vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesat e furnizimeve publike për vitin 2025. Këtë deputeti Fatmir Bytyqi e vlerësoi si hipokrizi.
Kuvendi përfundoi debatin me votim të thjeshtë shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë për komunikime elektronike për vitin 2024, Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2024 dhe Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizionit publik i Maqedonisë për vitin 2024. rq/
Foto: printskrin