• e martë, 20 shkurt 2024

Kuvendi mori vendim për formimin e komisionit anketues për rastin në onkologji

Kuvendi mori vendim për formimin e komisionit anketues për rastin në onkologji

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Me 82 vota deputetët sot sollën vendim për themelimin e komisionit anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji.

Propozimi i iniciuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së u mbështet nga shumica e deputetëve të pranishëm.

Deputeti Petar Risteski nga VMRO-DPMNE-ja thekson se rasti për keqpërdorimin e terapisë në Klinikën e onkologjisë duhet të zbardhet, ndërsa komisioni anketues, sipas tij, duhet të përcaktojë nëse nga ai skandal janë rrezikuar të drejtat themelore të pacientëve të cilët janë trajtuar që nga momenti i vënies jashtë përdorimit të sistemit të kontrollit të terapisë apo të njohur si KATO sistemi i përgatitjes së citostatikëve. 

Informacionet për keqpërdorim të terapisë për të sëmurët me kancer sipas tij, janë tronditëse dhe shqetësuese dhe ka kërkuar përgjegjësi nga drejtorët, ministrat, kryeministri dhe gjithë Qeveria.

"Në vend që të sigurojë mbështetje të plotë për të sëmurët, sistemi shëndetësor dështoi seriozisht, me çka është humbur besimi jo vetëm te këta të sëmurë, përkundrazi por vihet në pikëpyetje cilësia e trajtimit të çdo pacienti të ardhshëm", thekson Risteski duke e karakterizuar rastin si vrasje masive.

Edhe deputetët e LSDM-së e kanë përkrahur vendimin për themelimin e Komisionit anketues për skandalin e onkologjisë i cili sipas deputetit Nenad Kociq duhet të përcaktojë nëse ka përgjegjësi politike, ndërsa i mbështet pacientët të cilët kërkojnë të marrin rregullisht terapinë e duhur.

"Nëse ka keqpërdorime të evidentohen me emra dhe mbiemra dhe të bëhen publike. Nuk e përkrah këtë politikë që disa parti më të vogla politike u përpoqën ta rrënojnë gjithë sistemin shëndetësor", tha Kociq.

Më herët, në fillim të debatit, deputeti Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA tha se si deputet mbështet formimin e një komisioni anketues, por vërejti se nuk ka deputetë nga opozita shqiptare, për çka kryetari i Kuvendit Talar Xhaferi theksoi se është dashur të paraqesin amendamente për ta ndryshuar atë.

Në vazhdim të seancës së 125-të parlamentare, deputetët debatuan për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akciza dhe Bankën zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, si dhe propozim-ligjin për bankat të gjitha me procedurë të shkurtuar, ku për shkak të mungesës së mjaftueshme të deputetëve votimi në sallë do të bëhet në mënyrë shtesë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR