• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Filipçe: Partia është në formë, kriza nga zgjedhjet është tejkaluar

Filipçe: Partia është në formë, kriza nga zgjedhjet është tejkaluar

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot deklaroi se partia po kthehet në formë dhe se kriza nga zgjedhjet është e kaluar. Ai theksoi se në periudhën e kaluar ka pasur takime të vazhdueshme me anëtarë të partisë dhe me ata që janë aktivë edhe me ata që janë të pakënaqur nga situata të caktuara.

Ai theksoi se në këtë periudhë do të jetë i përqëndruar në takime dhe biseda me anëtarësinë, kryesinë e partisë, kryetarët, bordet ekzekutive. Ai paralajmëroi se gjatë verës do të formohen grupe punuese, pjesë e të cilave do të jenë të gjithë anëtarët e partisë, pa dallim nëse aktualisht janë pjesë e organeve partiake, me qëllim që LSDM-ja të jetë funksionale, e të gjitha organet e partisë, operative.

Do të fillojnë edhe përgatitjet për zgjedhje të delegatëve të rinj për kongresin e partisë, e ky proces Filipçe pret të përfundojë deri në tetor.

"Qëllimi është të formohen grupe punuese në të cilat anëtarë do të jenë jo vetëm kryesia zyrtare komunale për momentin, por edhe këta persona, të cilët në njëfarë mënyre janë larguar anash dhe në kuadër të atyre grupeve, do të fillojë edhe procesi formal i konferencave komunale, ku do të fillojë edhe zgjedhja e delegatëve të rinj në Kongres, duke marrë parasysh se mandati i këtyre delegatëve përfundon në fund të shtatorit, e qëllimi është në fund të shtatorit dhe në fillim të tetorit, me gjithë atë që po bëjmë tani, të konstituohet kongresi i ri me delegatët e rinj, që do t'i zgjedh bordi qendror, i cili më tej do ta zgjedh edhe udhëheqësinë e re të partisë. Deri atëherë tërë procesi do të udhëhiqet nga grupet punuese", tha Filipçe në konferencën për shtyp.

Partia, siç tha, do të përgatit strategji të re për LSDM-në, dokument që do të punohet nën kryesimin e tij dhe me të cilin do të afirmohen vlerat socialdemokratike.

“Po fillojmë me përgatitjen e një strategjie krejtësisht të re dhe të ashtuquajtur 'Bluprint për socialdemokraci'. Ky dokument do të jetë strategjia e re ideologjike dhe politike për modernizimin e LSDM-së. Me të, ne do të bëjmë riafirmimin e vlerave socialdemokratike, të përshtatura në kohëra të reja, duke marrë parasysh sigurisht edhe politikat e reja që do t'i prezantojmë në mënyrë inkluzive, me një platformë të gjerë, ku përfshihen shumë faktorë që ndajnë vlerat tona", tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe në brifingun e sotëm.

Grupi parlamentar i LSDM-së, siç tha Filipçe, ka përgatitur amandamente lidhur me ribalancin e Buxhetit, për të cilin sot fillon debati në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet dhe shtoi se ato kanë të bëjnë me gjetjen e mjeteve për ata të cilëve në këtë moment u mungojnë, e theks të posaçëm do të vendoset në mundësitë për rritjen e rrogave të punëtorëve.

Kryetari i LSDM-së i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më shpejtë në Kuvend ta dorëzojë ligjin për kredinë nga Hungaria, për të cilin tha se ka shumë paqartësi dhe se për herë të parë në histori ne po marrim hua me kredi bilaterale, në vend që shteti të përdorë instrumentet ndërkombëtare, të cilat, siç tha, kanë një mekanizëm të saktë kontrolli. bsh/

 

ФОТО: МИА

QËNDRONI TË LIDHUR