• e premte, 31 janar 2025

Kuvendi me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese

Kuvendi me procedurë të shkurtuar i miratoi ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Me 66 vota "pro" dhe tetë "kundër", Kuvendi sot me procedurë të shkurtuar e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese. Sipas ndryshimeve, inspektoratet do të vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrive dhe nuk do të kenë llogari të tyre buxhetore. Ata nuk do të mund të kryejnë në mënyrë të pavarur procedurat e prokurimit publik dhe punësimit, as të vendosin për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve.

Sipas ndryshimeve, Inspektorati shtetëror devizor vazhdon të punojë si organ në përbërje të Ministrisë së Financave; Inspektorati shtetërorë për inspeksion teknik vazhdon të punojë si Inspektorat shtetërorë për energjetikë, xehetari dhe lëndë të para minerale si organ në kuadër të Ministrisë së energjetikës, xehetarisë dhe lëndëve të para minerale; Inspektorati shtetëror i bujqësisë dhe Inspektorati shtetëror i pyjeve dhe
gjuetisë vazhdojnë të funksionojnë si organe në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë; Inspektorati shtetëror i arsimit vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; Inspektorati shtetëror i punës vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës; Inspektorati shtetëror i tregut vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës; Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale; Inspektorati administrativ shtetëror vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike; Inspektorati shtetëror për transport, dhe Inspektorati shtetëror për ndërtimtari dhe urbanizëm dhe Inspektorati shtetëror komunal vazhdojnë të funksionojnë si organe në kuadër të Ministrisë së Transportit dhe Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor
vazhdon të funksionojë si organ në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

"Objektivat kryesore të Propozim-ligjit janë harmonizimi me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetëtore, realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të punonjësve në inspektoratet shtetërore, si dhe funksionimin e duhur tyre si organe në përbëre të ministrisë. Ligji miratimi i të cilit propozohet, bazohet në të njëjtat parime në të cilat bazohet edhe teksti bazë i Ligjit për mbikëqyrjen inspektuese", theksohet në tekstin e Ligjit. 

Gjatë debatit të shkurtër, deputetët e opozitës kanë ripërsëritur qëndrimet që i kishin shprehur paradite në seancën e Komisionit juridiko-ligjvënës dhe Komisionit për sistemin politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Ata paralajmëruan se me ndryshimet pezullohet mbikëqyrja inspektuese dhe krijohet absurditet dhe pasiguri juridike. Nga ana tjetër, deputetët e partisë në pushtet u kanë thënë se po thonë paqartësi dhe se nëse vërtet duan të përmirësojnë tekstin, duhet të paraqesin amendamente.

 

"Ndryshimet janë të vonuara dhe të pakuptimta, ndërsa inspektorët bëjnë mbikëqyrje që mund të kontestohet sepse nuk ekzistojnë si subjekte juridike. Ua hoqët statusin e personit juridik pa parë se çfarë do të ndodhë me ta dhe ata nuk ekzistojnë më. Propozuat që pajisjet, arkivat dhe detyrimet e inspektoratëve t'i marrin ministritë në kuadër të të cilave duhet të punojnë, po si mund të me ndërmerret dikush që nuk ka qenë prezent për më shumë se 30 ditë? Nga ana tjetër, si një pjesë e inspektoratëve janë marrë tashmë pa bazë ligjore të përcaktuar? Për këtë duhet dikush të mbajë përgjegësi", tha Jovanka Trençevska nga LSDM dhe sërish pyeti se çfarë ka ndodhur me inspektoratin për përdorimin e gjuhëve. 

Në këtë replikoi edhe Boban Karapejovski nga ZNAM.

"Një lëvizje e përgjegjshme do të ishte paraqitja e amendamenteve. Por, pas miratimit të debatit të amandamenteve, të thuash atë që nuk na pëlqen është krejtësisht e papërgjegjshme për votuesit, kurse ne jemi këtu për të punuar për të mirën e qytetarëve. Nuk mendoj se është ashtu siç thoni ju, por nëse është, do të ishte në rregullt që të paraqisni amendamente", theksoi Karapejovski.

Trençevska iu përgjigj se nuk ka hapësirë për amandamente. 

Fjalën e mori edhe Sali Murati nga Lëvizja e Turqve në Maqedoni për Drejtësi dhe Demokraci, i cili vlerësoi se me këto ndryshime ligjore bëhet një largim serioz nga standardet evropiane dhe krijojnë pasiguri juridike. Ndryshimet, theksoi Murati, do të nënkuptojnë ndikim të drejtpërdrejtë politik në shërbimet inspektuese nga pushteti ekzekutiv.

Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE tha se opozita po thotë paqartësi. 

 

"Asgjë nga ajo që tha Trençevska nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë lidhje me realitetin, asnjë fjalë nuk është e saktë. Inspektoratët nuk e humbin subjektivitetin ligjir, por hyjnë nën ministritë, ndërsa thelbi i ndryshimeve ligjore është zvogëlimi i numrit të përdoruesve të buxhetit nga vija e parë. Kjo nuk do të thotë se e humbasin subjektivitetin ligjor. Të gjitha çështjet e hapura sa i përket pagesave të pagave dhe të gjitha detyrimet materiale janë zgjedhur me një nen të ligjit. Ju kërkoj të lexoni ligjet dhe të ndaloni të gënjeni popullin", theksoi Stojanovski, duke treguar dokumentet nga ISHT për mbikëqyrje të kryera nga 30 dhjetori i vitit 2024 deri më 5 janar të vititi 2025.

Ai e prezantoi edhe strategjinë për reforma në administratën publike, të miratuar nga qeveria para zgjedhjeve, e cila parashikon hyrjen e inspektoratëve në ministri, siç është përcaktuar tashmë me ndryshimet ligjore.

Trençevska reagoi, duke i treguar Stojanovskit se po ngatërron strategjinë me heqjen e inspektoratëve. ls/ 

Foto: Print skrin 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR