• e premte, 27 shtator 2024

Kush ka përfitim nga shkatërrimi i digës së rëndësishme në Ukrainë?

Kush ka përfitim nga shkatërrimi i digës së rëndësishme në Ukrainë?

8 qershor 2023 

Bi-Bi-Si

Një digë e madhe dhe e rëndësishme në pjesën e okupuar në jug të Ukrainës u shkatërrua, duke shkaktuar vërshime. Kush ka përfitime nga ai akt?

Rusia dhe Ukraina po e akuzojnë njëra tjetrën për shkatërrimin e digës, duke na kujtuar shpërthimet e pazgjidhura të vitit të kaluar në gazsjellësin Rrjedha Veriore. Në të dyja rastet, dyshimet e Perëndimit menjëherë ranë ndaj Rusisë. Por, dy herë Moska u përgjigj me: "Nuk jemi ne. Pse do ta bënim këtë? Kjo na bën dëm neve".

Si i bën dëm Rusisë shkatërrimi i digës?

Në rastin me shkatërrimin e digës Kahovka, Rusia mund të tregojë të paktën dy mënyra sipas të cilave kjo i bën dëm interesave të saja. Vërshimet e detyruan që t'i evakuojë ushtarët, si dhe civilët në lindje, larg Hersonit dhe brigjeve të lumit Dnjepër. Kjo do të mundësojë lehtësim të kufizuar për banorët e Hersonit të cilët ishin të detyruar të jetonin me sulmet e përditshme artilerike dhe raketore ruse. 

E dyta, kjo mund të ndikojë në furnizimin me ujë të Krimesë së okupuar, gadishull i thatë i cili shtrihet në ujin e freskët të kanaleve në afërsi të digës së shkatërruar. Pasi Rusia jashtëligjshëm e aneksoi në vitin 2014, u bë territor i fuqishëm të cilin edhe Rusia edhe Ukraina e quajnë të tyrin.

Si i bën dëm shkatërrimi i digës Ukrainës? 

Megjithatë, shkatërrimi i digës në Kahovka duhet të shihet në kontekst më të gjerë të luftës në Ukrainë dhe konkretisht në dritën e kundërofensivës verore ukrainase, e cila dukshëm tashmë ka filluar. 

Që të ketë sukses kjo kundërofensivë, ajo duhet t'i japë fund kontrollit rus mbi një pjesë të madhe të territorit të cilin forcat ruse e morën vitin e kaluar dhe e lidhën Krimenë me rajonin lindor ukrainas Donbas. Nëse Ukraina mund të gjejë mënyrë që t'i thyejë linjat ruse të mbrojtjes nga Zaporozhja dhe ta ndajë atë territor, mund ta izolojë Krimenë dhe të arrijë fitore të madhe strategjike. 

Por, rusët mësuan shumë leksione që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të kaluar. Ata e panë hartën, e kuptuan se ku ka Ukraina më së shumti gjasa të sulmojë dhe i kaluan muajt e fundit duke ndërtuar disa fortifikata me të vërtetë të frikshme që ta bllokojnë çdo përparim të Ukrainës drejt Detit Azov.

Aspak nuk është e sigurt se Ukraina ka planifikuar të dërgojë forcat e saj drejt palës perëndimore të asaj mbrojte. Komanda ushtarake në Kiev me menquri i fsheh hartat e saj që të mbajë Rusinë në pasiguri.

Problem për kundërofensivën ukrainase 

Por, shkatërrimin e digës, kushdo që e ka bërë, tani e bën atë opsion shumë më problematik. 

Dnjepri tashmë ishte lum i gjerë deri në momentin kur do të hyjë në Ukrainën jugore, ndërsa kalimi i brigadës së mbrojtjes përmes saj, nën artilerinë dhe sulmet ruse me raketa do të ishte shumë i rrezikshëm. 

Me digën e shkatërruar dhe sipërfaqe të mëdha të vërshuara të tokës, rajoni i bregut të majtë (lindor) përballë qytetit Herson u bë në praktikë i pakapshëm për transportuesit ukrainas. 

Rusët tashmë kanë bërë diçka të ngjashme në historinë 

Duhet të theksohet se rusët kanë bërë diçka të ngjashme në historinë e lumit të njëjtë. Njëherësh, në vitin 1941, trupat sovjetikë e shkatërruan digën përmes lumit Dnjepër që ta bllokojnë përparimin e trupave nazistë. Mijëra qytetarë sovjetikë, dyshohet, se ndërruan jetë në vërshimet. 

Por, tani është me rëndësi se do ta thyjë digën Kahovka, do ta dëmtojë tabelën strategjike të shahut në Ukrainën jugore, duke i detyruar të dyja palët që të bëjnë një seri të aftësimeve të mëdha dhe sipas gjitha gjasave duke e shtyrë hapin e ardhshëm të Ukrainës në kundërsulmin e saj të premtuar gjatë. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR