Një i vdekur dhe 85 të shpëtuar në dy incidente të veçanta me emigrantë në detin Egje
- Në dy raste të veçanta, njëra në afërsi të ishullit Kos, tjetra në afërsi të Peleponezit, janë shpëtuar 85 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i një gruaje, sipas informacionve nga shërbimi bregdetar grek, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Athinë, 27 shtator 2024 (MIA) - Në dy raste të veçanta, njëra në afërsi të ishullit Kos, tjetra në afërsi të Peleponezit, janë shpëtuar 85 refugjatë dhe emigrantë, ndërsa është gjetur edhe trupi i pajetë i një gruaje, sipas informacionve nga shërbimi bregdetar grek, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Gruaja ka vdekur në pjesën detare në juglindje të Kos, pasi një varkë me 16 persona u përmbys, ndërsa 15 të tjerët u shpëtuan dhe u transportuan në portin e ishullit.
Mbrëmë vonë, në koordinim me rojet bregdetare, nga anija që ishte në afërsi u shpëtuan 70 emigrantë që lundronin në lindje të gadishullit të Peloponezit dhe me gjasë kishin probleme, ndërsa u transportuan të sigurt në portin në qytetin Kalamata. ls/