Ish ministri i Mbrojtjes Shigeru Ishiba do të jetë kryeministri i ri i Japonisë
- Ish ministri i Mbrojtjes Shiger Ishiba do të jetë kryeministri i ri i Japonisë, pasi në raundin e dytë fitoi zgjedhjet presidenciale në Partinë Liberal Demokratike në pushtet (PLD), duke fituar ministrin e Sigurisë Ekonomike, Sanae Takaiçi.
Tokio, 27 shtator 2024 (MIA) - Ish ministri i Mbrojtjes, Shiger Ishiba do të jetë kryeministri i ri i Japonisë, pasi në raundin e dytë fitoi në zgjedhjet presidenciale në Partinë Liberal Demokratike në pushtet (PLD), duke fituar ministrin e Sigurisë Ekonomike, Sanae Takaiçi.
Agjencia japoneze Kjodo njoftoi se Ishiba në raundin e dytë të votimit, fitoi 215 vota, ndërsa Takaiçi përfundoi me 194 vota.
Pritet që Ishiba të hënën ta zgjedhë udhëheqësinë e re të PLD-së dhe ta formojë kabinetin e tij pasi do zgjidhet për kryeministër të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Kandidatë të tjerë në zgjedhjet brenda partisë ishin ish ministri i Mjedisit Jetësor, Shinxhiro Koizumi, kryesekretari i Kabinetit, Joshimasa Hajashi, ish-ministri i Sigurisë Ekonomike, Takajuki Kobajashi, ministri i Jashtëm, Joko Kamikava, ministri i Teknologjisë Digjitale, Taro Kono dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Kacunobu Kato. qa/
Foto: EPA