• e shtunë, 23 nëntor 2024

Netanjahu: Ekipet izraelite do t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Liban

Netanjahu: Ekipet izraelite do t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Liban

Tel-Aviv, 27 shtator 2024 (MIA) - Izraeli i ndanë qëllimet e iniciativës së udhëhequr nga SHBA-ja për armëpushimin në Liban, njoftuan sot nga kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. 

"Izraeli i ndënë qëllimet e iniciativës së udhëhequr nga SHBA-ja për të lejuar njerëzit përgjatë kufirit tonë verior të sigurt të kthehen në shtëpitë e tyre", thuhet në njoftimin e e Kabinetit, duke shtuar se Izraeli vlerëson përpjekjet amerikane, shkruan "Tajms of Izrael". 

Ekipet izraelite dhe amerikane po takohen për të diskutuar për iniciativën e SHBA-së për armëpushim në Liban dhe hapat për arritjen e qëllimit të përbashkët për kthimin e sigurt të njerëzve në shtëpitë e tyre, ndërsa këto bisedime do të vazhdojnë në ditët në vijim, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë javës, shtuan nga kabineti i Netanjahut, SHBA-ja ndanë me Izraelin synimin e tyre, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe rajonal, për të propozuar një armëpushim në Liban. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR