• e premte, 19 korrik 2024

Kurti: Vrasja e policit serb në Lloznicë të mos politizohet

Kurti: Vrasja e policit serb në Lloznicë të mos politizohet

Prishtinë, 18 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për shtyp lidhur me vrasjen e policit serb, për të cilin dyshohet një shqiptar i Kosovës, ka deklaruar se i ka vetëm informacionet që janë publikuar në media.

“Burimi i informacionit është Serbia, organet tona kompetente do ta informojnë opinionin për gjendjen aktuale”, tha Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit lidhur me informacionin se pasaporta e të dyshuarit për sulmin ndaj policëve është lëshuar në Kosovë dhe është gjetur në vendin e vrasjes", raportojnë mediat kosovare.

Kurti theksoi se “kjo çështje nuk duhet të politizohet”, por duhet trajtuar nga aspekti i sigurisë, juridik dhe profesional.

Ai deklaroi edhe se autoritetet e sigurisë së Kosovës janë duke mbledhur informacione për rastin. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR