• e hënë, 23 dhjetor 2024

KUINT-i, BE-ja dhe OSBE-ja me kritika deri tek Qeveria e Kosovës për shpronësimet në veri

KUINT-i, BE-ja dhe OSBE-ja me kritika deri tek Qeveria e Kosovës për shpronësimet në veri

Prishtinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Shtetet nga i ashtuquajturi grupi KUINT-i, i cili përbëhet nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia, së bashku me Bashkimin Evropian dhe OSBE-në, i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i përmbahet sundimit të ligjit dhe të konfirmojë përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Misionet e KUINT-it, BE-s[ dhe OSBE-së në Kosovë kanë reaguar ndaj Qeverisë së Albin Kurtit, pasi ka marrë vendim për shpronësimin e një pjese të patundshmërive në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, që të jenë shpronësohen për interes publik.

Sipas tyre, Qeveria nuk i ka dëgjuar ekspertët ndërkombëtarë dhe ka shkelur ligjin.

"Disa nga misionet tona paraprakisht kanë ndarë me Qeverinë vlerësime të ekspertëve juridikë ndërkombëtarë, përfshirë EULEKS-in, duke dhënë indikacione se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit. Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar probleme të ngjashme ligjore me vendimin preliminar për shpronësim, të cilat Qeveria ende nuk i ka adresuar", thuhet në kumtesë.

Misionet shprehën keqardhje që Qeveria nuk priti përfundimin e të gjitha procedurave të hapura gjyqësore para se të marrë një vendim për shpronësim.

"Me rëndësi thelbësore është që Qeveria të synojë të sigurojë që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin, të ndjekin një proces të duhur dhe të respektojnë plotësisht të drejtat pronësore të pronarëve dhe palëve", thuhet në kumtesë.

Ambasadat e vendeve nga KUINT-i, zyra e BE-së dhe OSBE theksojnë se secila veç e veç e kanë shprehur shqetësimet e tyre deri te Qeveria se propozim-ligji për shpronësimet nuk është në përputhje me planin e Ahtisarit dhe kanë inkurajuar që ta ndryshojnë atë para se ta miratojë atë.

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e shpronësimit në dy komunat në veri në vitin 2023. Me vendim preliminar, sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar atëherë për shpronësim ishte rreth 104 hektarë në Leposaviq dhe 33 hektarë në Zubin-Potok. Më vonë, në vendimin e Qeverisë më 30 maj të këtij viti, ishte thënë se në Leposaviq do të shpronësohen 93 hektarë. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR