KSHZ-ja caktoi renditjen e fletëvotimeve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale
- Presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së dhe koalicionit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Stevo Pendarovski do të jetë i pari në listën e zgjedhjeve presidenciale që janë caktuar për më 24 prill.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:00, 25 mars, 2024
Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Presidenti aktual dhe kandidati i LSDM-së dhe koalicionit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Stevo Pendarovski do të jetë i pari në listën e zgjedhjeve presidenciale që janë caktuar për më 24 prill.
E dyta është Gordana Siljanovska Davkova kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM. I katërti është Bujar Osmani nga BDI, e pesta është Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, i gjashti është Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët apo VLEN, ndërsa i shtati është Maksim Dimitrievski kandidat nga partia ZNAM.
Renditja e kandidatëve për president është konstatuar në shortin e sotëm që u zhvillua në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në prani të përfaqësuesve të bartësve të kandidaturave.
Siç deklaroi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski pas hedhjes së shortit, renditja e kandidatëve për president në listë do të publikohet në “Gazetën Zyrtare”.
Pas një pauze të shkurtër, pritet që KSHZ-ja të vazhdojë me seancën mbi pikën e dytë të bilbordeve. qa/