• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ: Votimi zhvillohet qetë në të gjitha vendvotimet, deri në orën 13 kanë votuar 26,35 për qind e qytetarëve

KSHZ: Votimi zhvillohet qetë në të gjitha vendvotimet, deri në orën 13 kanë votuar 26,35 për qind e qytetarëve

Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Votimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit deri më tani zhvillohet qetë në të gjitha vendvotimet, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Deri në orën 13 për votim kanë dalë 26,35 për qind qytetarë, sipas të dhënave të cilat kanë arritur në KSHZ nga 1720 vendvotime gjegjësisht nga 49,03 për qind. Siç tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, jehona për votim është 6 për qind më e madhe për periudhën e njëjtë të ditës në krahasim me zgjedhjet e kaluara presidenciale në vitin 2019. 

"Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në vendvotime prej të cilëve kanë arritur të dhëna është  872 090, numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotime prej të cilëve kanë arritur të dhëna është  229 803. Përqindja e votuesve të cilët kanë votuar në vendvotime prej të cilëve kanë arritur të dhëna është  26,35", njoftoi në konferencë për media Dashtevski.

Sipas të dhënave të arritura deri më tani në KSHZ, jehonë më të madhe deri në orën 13 ka pasur në komunën Novaci (42,87 për qind), ndërsa më e vogël më Vrapçishtë 10,18 për qind. 

Dashtevski informoi se deri në KSHZ deri më tani janë dorëzuar 140 ankesa për mbrojte të të drejtës së votës. Prej tyre 16 janë miratuar dhe votuesve u është mundësuar që ta relizojnë të drejtën e votës, tetë ankesa janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa nëntë ankesa janë refuzuar. Ankesat e tjera janë duke u përpunuar. 

Në ueb - faqen rezultate.sec.mk  mund të ndiqet jehona e votuesve dhe në komuna. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR