KSHZ: Nga 59.93 për qind e votave të numëruara për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski - 62.65%, Amar Mecinoviqi 32.16%
- Nga 59.93 për qind të votave të përpunuara për kryetar të Qytetit të Shkupit në raundin e dytë, sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Orce Gjorgievski ka 53.171 vota ose 62.65 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, kundrejt kandidatit nga E Majta Amar Mecinoviq me 27.294 vota ose 32.16 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
- Post By Fami Bajrami
- 20:20, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Nga 59.93 për qind të votave të përpunuara për kryetar të Qytetit të Shkupit në raundin e dytë, sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Orce Gjorgievski ka 53.171 vota ose 62.65 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, kundrejt kandidatit nga E Majta Amar Mecinoviq me 27.294 vota ose 32.16 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Dalja në raundin e dytë për kryetar të Qytetit të Shkupit është 29.86 për qind. Nga gjithsej 474.304 votues të regjistruar në listën zgjedhore, kanë votuar 84.872 qytetarë.
Në raundin e parë për kryetar të Shkupit, dalja ka qenë 49.04% e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Gjorgievski në raundin e parë fitoi 91.663 vota ose 39.41 për qind të votave, ndërsa kandidati i partisë E Majta, Mecinoviq fitoi 30.665 vota ose 13.18 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Foto: printskrin