• e shtunë, 06 korrik 2024

KS i KB-së për herë të parë do të diskutojë për inteligjencën artificiale

KS i KB-së për herë të parë do të diskutojë për inteligjencën artificiale

Nju-Jork, 17 korrik 2023 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i KB-së këtë javë në Nju-Jork do ta mbajë mbledhjen e vet të parë për inteligjencën artificiale, pasi që Britania e Madhe bëri thirrje për dialog ndërkombëtar për ndikimin e saj ndaj paqes dhe sigurisë globale.

Qeveritë në mbarë botën mendojnë si t'i ulin rreziqet nga ky lloj i teknologjisë që thelbësisht mund ta ndryshojë ekonominë botërore dhe ta riformësojë ambientin ndërkombëtar të sigurisë.

Gjatë korrikut Britania e Madhe kryeson me Këshillin e Sigurimit dhe po tenton të imponohet si lidere globale në rregullimin e inteligjencës artificiale.

Me mbledhjen e KS të KB-së nesër do të kryesojë shefi i diplomacisë britanike, Xhejms Kleverli.

Sekretari i përjgithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, muajin e kaluar e mbështeti propozimin e disa njerëz kryesor në këtë sferë për formim të trupit rregullator ndërkombëtar për inteligjencë artificiale, sipas modleit të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR