Kryqi i Kuq: Të paktën 18 të vdekur në sulmin izraelit në Libanin verior
- Të paktën 18 persona janë vrarë sot në një sulm ajror izraelit në veri të Libanit, njoftoi Kryqi i Kuq Libanez.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:33, 14 tetor, 2024
Bejrut, 14 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 18 persona janë vrarë sot në një sulm ajror izraelit në veri të Libanit, njoftoi Kryqi i Kuq Libanez.
Sipas ekipeve të shpëtimit, janë plagosur katër persona të tjerë.
Sulmi izraelit goditi një shtëpi ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar në zonën Aito të rajonit Zogerta, deklaroi një burim libanez i sigurisë.
Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve deri më tani është nëntë. Një person është plagosur, theksohet, duke shtuar se operacionet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar.
Foto: Arkivi i MIA-s