• e martë, 24 mars 2026

Kryqi i Kuq: Janë kryer 736 trajnime për ndihmën e parë, arsimohen 28206 të rinj në vend

Kryqi i Kuq: Janë kryer 736 trajnime për ndihmën e parë, arsimohen 28206 të rinj në vend

Shkup, 19 qershor 2023 (MIA) - Nga maji i vitit 2022 deri në mars të vitit 2023 është realizuar fushata e ndihmës së parë me moton “Ndihma e parë shpëton jetë”, e dedikuar për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të moshës 12-18 vjeç në vend. Qëllimi kryesor i fushatës ishte ndërgjegjësimi i popullatës së re për rëndësinë e ndihmës së parë si një aftësi jetëshpëtuese. Në kuadër të fushatës, organizatat komunale të “Kryqit të Kuq” kanë realizuar 736 trajnime për ndihmën e parë dhe kanë arsimuar gjithsej 28.206 nxënës nga shkollat ​​fillore dhe të mesme në vend, të cilët kanë marrë njohuritë dhe aftësitë bazë për ofrimin e ndihmës së parë. Trajnimet u zhvilluan nga 242 pedagogë dhe 195 demonstrues të ndihmës së parë, sipas një programi të përshtatur për fëmijët e moshës shkollore.

Këto informacione janë ndarë sot pasdite me të pranishmit në Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup. Në këtë manifestim, fjalim mbajtën sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva, si dhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. 

Shaqiri theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndërtojmë rini që do të vetëdijesohen dhe do të kujdesen mirë për shëndetin e tyre, por edhe të të tjerëve.

"Një rini që do të kujdeset për mjedisin ku jetojnë, do të jetë njerëzorë veçanërisht ndaj kategorive të cenueshme. Do të tregojë vendosmëri dhe përgjegjësi sa herë që është e nevojshme për të ndihmuar, me dëshirë dhe vullnetarisht. Në atë drejtim ne dimensionojmë edukimin, përhapjen e vlerave të vërteta njerëzore, etike dhe morale dhe “Kryqi i Kuq” është një nga partnerët tanë më të mëdhenj. Së bashku me këtë organizatë, ne po mundohemi sistematikisht dhe përmes aktiviteteve të shumta të ndikojmë tek të rinjtë dhe të krijojmë prej tyre persona që do të jenë të dobishëm, të vlerësuar dhe të respektuar në shoqëri. Një nga ato aktivitete është pikërisht trajnimi i më shumë se 25 mijë nxënësëve për dhënien e duhur të ndihmës së parë, i cili përfundon sot, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit. Përkundrazi, aktivitetet do të intensifikohen", nënvizoi ministri.

Ai u shpreh i kënaqur që me Kryqin e Kuq është nënshkruar një memorandum i ri bashkëpunimi.

Manoleva tha se qytetarët janë humanitarë të dëshmuar, të cilët shpëtojnë jetë njerëzore duke dhuruar gjak. Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi i mbështet aksionet e “Kryqit të Kuq”.

Arsovska iu referua aktiviteteve të qytetit të Shkupit me Kryqin e Kuq. Ndër të tjera ajo përmendi mbështetjen për personat që nuk kanë shtëpinë e tyre, qytetarët, fëmijët që janë në rrezik social, të gjithë ata që kanë më shumë nevojë për ndihmën e parë.

Në këtë aktivitet u ndanë çertifikata mirënjohjeje dhe u ndoq konkursi i ndihmës së parë të qytetit. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR