• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarit të Komunës së Budvës nuk i është shqiptuar masë paraburgimi

Kryetarit të Komunës së Budvës nuk i është shqiptuar masë paraburgimi

Podgoricë, 13 prill 2023 (MIA) – Kryetari i Komunës malazeze të Budvës, Millo Bozoviq, i cili sot u arrestua, pas hetimeve policore është liruar nga procedura e mëtutjeshme.

Departamenti Policir Special nëMal të Zi në mëngjesin e sotëm ka proceduar disa persona që dyshohet se janë të afërt me “klanin Skaljar”, ​​por Bozoviqi nuk është shënuar si pjesëtar i grupit të organizuar kriminal. 

 Sipas portalit “Dan”, personat e tjerë të procesuar dyshohet se janë anëtarë të “klanit Skaljar”.

 Policia bëri të ditur se është në kërkim të një personi tjetër nga Cetinja

 Aksioni policor është zbatuar  me urdhër të Prokurorisë Speciale Shtetërore, me mbështetje dhe asistencë të Agjencisë për Bashkëpunim dhe Zbatim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EUROPOL).  Është ngritur hetim në dy lëndë penale.

 Aksioni policor është zbatuar në Budvë, Cetinje dhe Podgoricë. ar/

 Foto:EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR